• |
ide | kryesore

Braho në kundërshtim me Ramën: Deputetët shkelën ligjin kur votuan dekretin e shkarkimit të Ditmir Bushatit

Lajme, Të fundit

Deputeti socialist Spartak Braho është shprehur se mazhoranca ka shkelur ligjin me votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit. Vetë Braho ka abstenuar gjatë këtij votimi.


 “Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, – tha Braho.


I pyetur nga A2CNN nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: “Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.

3 Comments

  1. Komisioni parlamentar i ekonomisë nën drejtimin e ish ministrit të sapo shkarkuar të ekonomisë, mori vendimin e refuzimit të dekretit të presidentit, për emërimin si drejtues të KLSH, z.Bahri Shaqiri, me motivacionin se “nuk ka eksperiencë financiare”
    Nuk mund të flas për eksperiencën financiare të këtij zotërie pasi nuk e njoh.
    Por më duket tepër qesharake që një ish ministër e tani kryetar i komisionit të Kuvendit për ekonominë, që është bërë objekt anektodash në publik se na u bë “kryeekonomisti” i Shqipërisë vetëm me një dipllomë të gjuhës angleze, ta motivoje emrimin e drejtuesit të KLSH për mungesë eksperience.
    Thua mos e ka pasur me kunj për Edi Ramën që veç emërimit të një përkthyesi si ministër ekonomie, caktoi si ministër të jashtëm një çunak që “ka lexuar shumë libra” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu