• |
ide | kryesore

Çiklizëm/ Foto fajëson Keisse: mbështetet tek kamarieria, denuncohet për abuzim seksual

Sport



Iljo Keisse përfundon në një stuhi të pamenduar: ciklisti belg i Deceuninck-Quick Step është denoncuar për abuzim seksual nga një bariste e San Juan (Argjentina). Ndërsa shkrepte një foto (publikuar nga gazeta locale Telesol Diario) me skuadrën, Keisse ka mbështetur organin gjenital në trupin e vazjsës me një gjest elokuent ndërsa shoku i skuadrës Remco Evanepoel bënte shenjën e fitores. “Ho sbagliato ma era uno scherzo” la giustificazione.

Episodi ka ndodhur dy ditë përpara Vuelta di San Juan, vazja ka parë ciklistët dhe ka kërkuar një foto me ta. Pasi e ka riparë foton ka kuptuar gjestin e Keisse: “Jam shumë e nervozuar, tregoi mungesë respekti. Shkova në polici, fola me avokatët e mi dhe bëra denoncimin. Nuk mund të vish në një vend tjetër për të trajtuar vazjat sit ë ishin të parëndësishme” ka thënë vajza për Telesol.

“Ishte një shaka, nuk duhej ta bëja por meritoj vetëm një paralajmërim apo gjobë” ka thënë 36 vjecari belg, duke treguar se kishte kërkuar edhe ndjesë personalisht baristes. Quick Step, sipas asaj që tregon Marca, po përpiqet të mbyllë cështjen me një transaksion financiar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *