• |
ide | kryesore

Djali që kërkoi të bëhej i famshëm por që turpëroi mediat tona

Blog

Nga Endri Shabani */ Nje djale i ri, nen presionin social per tu bere i famshem, krijon nje realitet paralel dhe behet personazh publik per 48 ore.

Lexo më tej:

E PABESUESHMJA/ Virtuozi nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Tha qe ishte piktor i famshem. Mund te kishte thene edhe qe ishte shkencetar. Tha qe kishte ekspozuar pikturen ne Moske, mund te kishte thene qe ka jetuar dhe punuar ne 60 vende te botes. Tha qe kishte fituar cmim nderkombetar, mund te kishte thene qe ka 9000 euro rroge. Deri ketu ai eshte nje i ri me shenjat e megallomanise, qe ne nje shoqeri si e jona nuk mungojne.

Por nderkohe qe i bejme gjyqin ketij te riu, mbase duhet te reflektojme per dy gjera.

E para, qe kemi ndertuar nje shoqeri spektakli, ku te rinjte i mbajme ne presion te vazhdueshem qe te jene te famshem. Emisione pafund televizive, rrjete sociale, dhe hapesira te tjera ekspozimi i kane futur te rinjte ne gare kush e kush te jete mbi te tjeret, te jete me “i madh”, te jete “njishi”. E gjithe kjo i largon nga ajo qe i permbush ata vete, dhe i nxit qe te bejne cfare duket mire ne syte e botes. Sa me shume gjemojne ata famen, aq me te vetmuar behen. E sa me te vetmuar behen, aq me te palumtur ndihen. Per pasoje fiksohen edhe me teper pas fames, duke e pare si ilac per shpirtin.

E dyta, kjo situate na tregon per seriozitetin dhe profesionalizmin e medias sone per te percjelle ne publik dicka pa e kontrolluar dhe verifikuar me pare. Ne u japim mediave kombetare 3 milion euro ne vit dhe i lejojme te na hyne ne shtepi dite e nate. Por ato i shperdorojne dhe parate edhe besimin tone. Prandaj duhet ta mbajme parasysh kete rast sa here qe i referohemi medias si burim informacioni.

Ky djale u ekspozua rastesisht prej rrjeteve sociale (jo prej medias) dhe tashme u kthye ne nje shaka popullore. Te ishte per median ai do te ishte bere kryetar bashkie.

*Marre nga Faceboku i autorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu