• |
ide | kryesore

Fotoja që bëri lëmsh të gjithë: Është statujë, apo qen i vërtetë?

Lapsi Leaks



Në pamje të parë duket një statujë shumë e bukur.

Por nëse e vështroni me detaje, arrini të kuptoni se është një qen i vërtetë. Kafsha shtëpiake i përket Sandra Pineda nga Filipinet, e cila u habit nga reagimi që patën njerëzit pasi publikoi fotografinë me qenin e saj.

22-vjeçarja bleu qenushin me ngjyrë të zezë Piper kur ishte vetëm dy muajsh. Piper i përket rracës Xoloitzcuintle ose qenve meksikanë pa qime. Sandra tha se shumë njerëz e ngatërronin qenin me një statujë për shkak të paraqitjes unike dhe faktit që nuk ka qime.

“Ishte shumë qesharake të shihja gjithë ato komplimenta për mua dhe Piper, të cilin e ngatërronin me një statujë. Të gjithë ishin konfuzë dhe më pyesnin nëse është i vërtetë apo jo. Në fillim mendoja se ishte shaka, por më vonë kuptova se ata ishin seriozë. ata nuk mund të besonin se ishte një qen i vërtetë”, – tha Sandra për Unilad.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *