• |
ide | kryesore

FSHF mohon akuzat e Sadikut: “Nuk kemi pasur kurrë korrespondencë me FIFA, nëse do Kosovën, nga ne nuk ka pengesa”

F1, Sport



Loret Sadiku nuk është një emër i ri për Kombëtaren e Shqipërisë: herën e fundit në vëmendje ishte për refuzimin e thirrjes së teknikut Christian Panucci, me justifikimin se ishte i dëmtuar. Vetëm se këtë herë situata është shumë më e tensionuar dhe thyerja e mardhënieve mes 27 vjecarit me orgjinë kosovare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është definitive.

Futbollisti i Kasimpasa pretendon se FSHF-ja i ka falsifikuar një firmë, duke ia bërë të pamundur kalimin te Kosova. Reagimi zyrtar i FSHF-së pas kësaj dalje të Sadikut ka qenë i menjëhershëm: “Nuk ka asnjë kërkesë dhe korespondencë me Fifa-n – është përgjigja e intitucionit që drejton futbollin shqiptar -. Nuk ka patur madje asnjë korespondencë gjatë dy viteve që kjo cështje ekziston. Nuk ka asnjë tendencë për ta penguar lojtarin të bëjë zgjedhjen e tij. Nëse do ketë kërkesë nga ana e tij, apo avokatëve e menaxherit, për tu nashkuar me kombëtaren e Kosovës, ne jemi disponibël ta kënaqim”.

Cështja e Sadikut ka një rrjedhë të cuditshme, në kohën kur lojtari ka luajtur për moshat e Suedisë deri në U-21, por pasi luajti dy miqësore për Kosovën, para anëtarësimit në UEFA e FIFA, pranoi ftesën e Shqipërisë, duke e bërë më pas të komplikuar zgjedhjen e një përfaqësie të tretë, që në këtë rast do të ishte Kosova.

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai po punon me një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *