• |
ide | kryesore

Gruas së Marcelos i mungon CR7: “Largimi i tij la një zbrazëti”

Sport



Nga Spanja vjen një tjetër mesazh merkato, ndoshta drejtuar Juventus, ndoshta jo, por që nuk është aspak pozitiv për Real Madrid. Marcelo nuk ka ndërmend të qendrojë në Madrid dhe konfirmimi vjen nga bashkëshortja e tij Clarice Alves. Gruaja e mbrojtësit brazilian ka folur për largimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, duke treguar më shumë se cdo të donte: “Na erdhi shumë keq, kalonim shumë kohë bashkë. E njoh mirë të ëmën e tij dhe Georgina është e mrekullueshme. E pastaj fëmijët janë shokë. Largimi i tij ka lënë një zbrazëti të madhe”.

Mbrojtësi në fakt, që në merkaton e verës së kaluar u përfol për një transferim në Torino, por pas deklaratës së tij të fundit, “nëse vjen një ofertë nga Juventus, duhet të më lini të lirë”, situate është e lexueshme. Falë Clarice e … CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *