13 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë paraqitur sot në spitalin e Durrësit, duke shfaqur simptomat e helmimit.
Ato janë të gjitha gra, punonjëse të një ndërmarrje fasone. Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera. Mes tyre ka shfaqur shenjat e helmimit dhe një grua shtatzënë.
Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.
Pacientet kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella. Sipas informacioneve mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.
C’è moren me qafe ket milet
jua Marte Zoti Haken .