• |
ide | kryesore

Higuain replikon me zv/kryeministrin e Italisë: “Jeta ime më e rëndësishme se e tij”

Sport



“Nëse dikush flet keq për ty, duhet të jesh krenar në mënyrë ekstreme sepse do të thotë se jeta jotë është më e rëndësishme se e tij”: në këtë mënyrë Gonzalo Higuain i ka uruar natën e mirë ndjekësve të tij në Instagram me këtë post. Një mesazh që duket i drejtuar indirekt, si një lloj përgjigje për sulmet e fundit të Matteo Salvini, zëvendëskryeministër e tifoz i Milan: “I padenjë e mercenar”.

Portimi i sulmuesit të Chelsea, që sapo kaloi nga kuqezinjtë tek Blues, mbyllet kështu: “Kur nuk mendon për asnjë, përqendrohesh për gjërat e tua dhe arrin njëfarë rezultatesh, duket se i jep bezdi disa personave që, shqetësohen të flasin keq për të tjerët. Natën e mirë të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *