• |
ide | kryesore

Lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Kanë kaluar rreth 24 orë nga grabitja spektakolare e bankës në Tepelenë, por autori është ende i lirë. Policia tha një ditë më parë se e ka identifikuar grabitësin, por nuk e bënte publik emrin e tij për çështje të hetimit. Ndërkohë sot mësohet se grabitësi është lokalizuar në kodrat e fshatit Mamaj. Forca të shumta policore janë në operacion për kapjen e tij. Nga ajri monitoron situatën edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme. Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende. Autori i maskuar dhe me veshje ushtarake hyri në bankë dhe kërcënoi punonjësit të mos bënin asnjë lëvizje. Ai më pas mori një shumë parash dhe u largua me shpejtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *