• |
ide | kryesore

Mbijetesa/ Tolerime nuk lejohen, aleanca ndoshta, por kush nga të katërt rrezikon më shumë…

Sport



Mbijetesa ka qenë pothuaj gjithnjë kështu. Me sy e veshë nga kundërshtari, me laps e me letër për të bërë llogari, llogari që me shumë mundësi këtë herë janë ngatërruar keq qe te nuk ka makinë llogaritëse ti marrë përsipër.

Nga Kastrioti i vendit të fundit, tek Tirana e katërta nga fundi, distanca është shtatë pikë, por kjo nuk i bën as krutanët të rrëzuar e as bardheblutë të shpëtuar, sepse në mes janë Kamza e Luftëtari dy distanca nga njëra tjetra nga, vendi i fundit dhe tre nga Tirana.

Tre prej tyre luajnë në shtëpi dhe në këtë rast më fatkeqi është Luftëtari, që pasi u dërrmua me dëshirë nga krutanët, duhet të bëjë pikë në Lac. Sa e realizueshme është, me trajner të ri, pas largimit të Mezanit, mbetet për tu parë.

Ajo që është e sigurtë është se askush nga tre të tjerat direkt te përfshira nuk ka garanci. Tirana pret Teutën dhe ndoshta është ndeshja më ballëhapur, por përtej cdo insinuate Kamza nuk mund të bëjë bamirësen me Partizanin, në respekt të nje dore të dhënë për qendrimin në Superiore sezonin e kaluar.

Nuk mund ta bëjë sepse do të ishte rrëzim i firmosur para kohe, në kohën kur Skënderbeu nuk dihet cmendon, per me tepër që gjashtë ndeshje pa fitore, nga të cilat pesë humbje i ka bërë. Kastrioti këtë pret…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *