• |
ide | kryesore

Me ‘CV kriminale’, ky është grabitësi i bankës në Tepelenë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Grabitja me armë e bankës në Tepelenë është bërë nga një i ri me CV ‘të pasur’ në fushën e aktiviteteve kriminale. Bëhet fjalë për Kriso Ruçin, 25-vjeçarin nga Tepelena që ka ngritur më këmbë policinë e Gjirokastrës dhe FNSH-të por ende nuk kanë mundur ta arrestojnë.

Kristo Ruci është një emër i njohur për blutë, pasi më herët është arrestuar për vjedhje dhe është dënuar për kultivim dhe transport droge. Në vitin 2016 policia njoftonte zyrtarisht se Ruçi ishte arrestuar për vjedhjen e një automjeti në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Ngjarja kishte ndodhur në mars të 2016, ku Kristo Ruçi së bashku me disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier. Policia në atë kohë arrestoi të riun. Ndërkaq, aktualisht 25-vjeçari ishte në kërkim për kultivim dhe transport droge.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *