• |
ide | kryesore

Operacion nga toka dhe nga ajri, lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Policia e Tepelenës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes së një banke ditën e djeshme duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Autori i dyshuar Kristo Ruçi 25 vjeç është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë. Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

Mësohet se 25-vjeçari është person me precedentë penalë dhe ishte në kërkim për kultivim dhe transport kanabisi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *