• |
ide | kryesore

Opozita padit Arta Markun për ‘shpërdorim detyre’, kërkojnë pezullimin e saj

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim padisin kryeprokuroren Arta Marku lidhur me rastin e ish-prokurorit Bujar Sheshi.

Në kallëzimin penal të dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, dy krerët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili akuzojnë Markun për shpërdorim detyre dhe kërkojnë pezullimin e saj nga detyra.

Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

Vetë ai ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.


2 Comments

  1. Ketu eshte shperdoruar i tere pushteti i teri e s;ke se ku ta kapesh, e jo me nje vegel e emeruar nga pa aftesia. Andaj kerkesa me e mire do jene protestat qe ky zullum i madh qe e ka zene, apo i ka ra ketij populli duhet qe medoemos te shporren, e te japin edhe llogari per keqe qeverisjen me te keqe ne keto kohe gjysem demokracie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *