• |
ide | kryesore

Video/ City lamtumirë titull, prishet seria vetëm fitore e United

Sport, Video



Nuk ishte mbrëmja e duhur për skuadrat e Manchester ajo e javës së 24 në Premier League. Manchester City përmbyset në transfertën e Newcastle United, duke i dhënë mundësinë Liverpool të arratiset në rast fitore. Gati një lëshim stafete me të kuqtë e Klopp që tani mund të shkojnë në 6 pikë diferencën me vendin e dytë të Guardiolës nëse mundin në Anfield Road Leicester. Dicka më mirë United, përsa i përket rezultatit, por gjithësesi magjia e Solskjaer është ndalur tek e nënta radhazi, edhe pse tekniku norvegjez mbetet i pamundur…

Në avantazh praktikisht që kur filloi ndeshja, me golin e Sergio Agueros pas 30 sekondash, për Citizens u mendua një tjetër fitore e thjeshtë. Vetëm se nuk ishte i këtij mendimi Newcastle United dhe Benitez që përmbysën gjithcka me golin e Rondon, në minutën e 66′ dhe Matt Ritchie 10 minuta nga fundi.

United ka patur nevojë për dy minutat e fundit për të rikuperuar dy golat e disavantazhit ndaj Burnley. Ndoshta nuk shërbeu për të marrë fitoren e nëntë radhazi por Pogba e Lindelof treguan se Djajtë e Kuq kanë karakter.

Fitore për Arsenal që mundi 2-1 Cardiff, në ndeshjen e parë të tyre pas humbjes tragjike të Emiliano Sala. Sukes gjithashtu edhe për Wolves e Fulham, ndërsa suksesin e vetëm në transfertë e mori Everton përballë Huddersfield.

England – Premier League
Arsenal 2 – 1 Cardiff City
Fulham 4 – 2 Brighton & Hove Albion
Huddersfield Town 0 – 1 Everton
Wolverhampton Wanderers 3 – 0 West Ham United
Manchester United 2 – 2 Burnley
Newcastle United 2 – 1 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *