• |
ide | kryesore

Ambasadori i Rumanisë mesazh Shqipërisë: Do t’iu mbështesim, por duhet të vazhdoni me reformat

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Rumanisë Mircea Perpelea nga qyteti i Fierit është shprehur se Rumania do të mbajë pozicionin e saj si mike ndaj Shqipërisë.

Sa i takon aspiratës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, Perpelea është shprehur se mbështetja dhe ndihma e Rumanisë do të jenë gjithmonë prezente, por nga ana tjetër vendi duhet të përparojë me reformat e ngarkuara si detyrë prej BE-së.

“Është e vërtetë që Rumania këto gjashtë muaj ka presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe duhet të menaxhojë edhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Në rastin e Shqipërisë Rumania do vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion si mike e Shqipërisë. Sigurisht që jemi mbështetës të zhvillimeve pozitive që ka pasur deri tani Shqipëria por edhe e dëshirës së madhe të Shqipërisë që natyrshëm të jetë pjesë e BE. Sigurisht që Shqipëria mund të mbështetet tek ndihma e Rumanisë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë para me reformat që i ka lënë BE, këtu bëhet fjalë për drejtësinë, kulturën, anti-korrupsionin”,- tha ai.

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Perpelea është shprehur se do të qëndrojë neutral, pasi sipas tij demokracia flet vetë.

“Ne si ambasadë ruajmë pozicionin tonë neutral. Është demokracia ajo që thotë fjalën e saj dhe sigurisht si në vende të tjera rezultatet duken”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *