• |
ide | kryesore

Arrestohet në Fier 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia njoftoi se ka arrestuar 41-vjeçarin Asllan Fata, banues në Fier. Ndaj tij gjykata e Milanos ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

“Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– A.F, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *