• |
ide | kryesore

Dosja e përgjimeve/ Si i blente votat për PS-në vëllai i Arben Ndokës në Lezhë

Lajme, Të fundit



Zëri i Amerikës ka publikuar ditën e sotme, përgjimet mes zyrtarëve të lartë socialistë dhe bandave kriminale me qëllim blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017-të.

Në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash. “…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.

Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë.

Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

“Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht. /VOA.



2 Comments

  1. Ku jane lolot e ”’ndershem”’ te tepsise se kalbur rilindase? Ku jane zagaret, e zuzaret qe kane degjeneruar tere jeten e nje vendi ne banditizem politik e ekonomi>>? Ku jeni ju kulishe, bastarde trashegimtare qe akoma vidhni, drogoni, mashtroni nje popull? Ku,,,,,KU jini,,, ju ote pa gen , ju qe keni e po transformoni ndergjegjen e nji kombi me tradita, po e degradoni, qe e quani dele. Ju, jeni tradhetare te se aredhmerise se ketij populli. Ju, duhet te shporreni, me thyeje qafe nje here e pergjithemone qe ky popull se paku te fitoi lirine ekonomike, e lirine morale per nje shoqeri te civilizuar demokratike, e jo si kjo qe mashtruesit e banditet, e kane degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *