• |
ide | kryesore

‘E kam të pamundur mbrojtjen’, tërhiqet avokati i Nazer Seitit

Lajme, Të fundit



Avokati i Nazer Seitit, Detar Hysi, hoqi dorë nga mbrojtja e klientit të tij.

Përmes një shkresë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, Hysi thotë se e ka të pamundur ushtrimin e detyrës së tij për shkak të mos komunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, i cili gjykohet në Itali.

“Në vazhdim të përmbushjes së detyrës time si mbrojtës, në bazë të ligjit për Avokatinë, ju njoftoj se nuk jam më mbrojtës dhe përfaqësues i këtij shtetasi, në seancën gjyqësore paraprake më 04.02.2019 të caktuar nga ana juaj  për gjykimin e kësaj kërkese penale, për shkak të moskomunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, pasi ai ndodhet me masë shtrënguese, sigurimi personal në shtetin Italian nga gjykata e Catanias. Në këto kushte e kam të pamundur vazhdimin e mbrojtjes.” – shkruan avokati Hysi në shkresën drejtuar gjykatës.

I konsideruar si financieri i grupit kriminal të drogës ‘Habilaj’, Nezar Seiti u ekstradua në Itali në janar të 2018. Ekstradimi i tij shkaktoi përplasje të forta institucionale, madje pati dhe akuza nga opozita se ai u largua për ti kyçur gojën, pasi kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm. Nezar Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *