• |
ide | kryesore

“Guardiola e harroi Real Madrid me qëllim”, Solari sulmon ashpër ish-teknikun e Barcelonës

Sport



“Skuadrat më të mira të dhjetëvjecarit të fundit në Europë janë Juventus, Bayern Mynih e Barcellona”, ka deklaruar së fundmi Pep Guardiola për Bild. Sigurisht bëhet fjalë për një opinion dhe kështu është tërësisht personal, por fjalët e teknikut të Manchester City kanë bërë shumë zhurmë në Spanjë, mbi të gjitha sepse ish-tekniku i Barça nuk ka përmendur Real Madrid, që ka fituar katër nga pesë Champions League të fundit, tre nga të cilat radhazi.

A është një harresë e pafajshme apo një zgjedhje e qëllimshme për të ulur vlerat e fitoreve të Blancos, mbetet për tu parë, por Santiago Solari nuk ka asnjë dyshim: “Ajo e Guardiola më duket një deklaratë e qëllimshme, jo një harresë. Por ne nuk kemi nevojë të luftojmë për të qenë më të mirët në një dekadë, sepse Real Madrid është klubi më i mirë i shekullit të shkuar e i historisë së futbollit – ka thënë tekniku gjatë konferencës së shtypit në vigjilje të Kupës së Mbretit – Por Real është edhe klubi më i mirë i dhjetë viteve të fundit”.

Edhe pse Guardiola është larguar nga Spanja prej vitesh, sic duket për të është gjithnjë shumë i nxehtë “derbi” me Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *