• |
ide | kryesore

I vranë vëllain dhe i shpëtoi atentatit në 2010, historia e ish policit që u ekzekutua sot

Lajme, Të fundit



Nje vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në zonën e stacionit të fundit të Tiranës së Re në kryeqytet, ku viktimë ka mbetur Arben Bilali, ish-polic i forcave speciale.

Ka pak detaje derimë tani lidhur me ngjarjen, po paraprakisht mësohet se autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip Benz. Në vendngjarje burime bëjnë me dije se kanë gjetur 20 gëzhoja.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Arben Bilalit i është organizuar dhe një atentat në vitin 2010, ndërsa po ashtu i kanë vrarë të vëllanë për hakmarrje, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

Leonard Bilali u vra në muajin Gusht të 2010-tës po në të njëjtën zonë ku është vrarë sot dhe ish-polici.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:

Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.



1 Comment

  1. BENE VAKI EDHE SI KAPIM POR NE DREJTIM TE PADITUR NUK IKIN ME , KESHTU THA PALLOSHI I GJATE PARA 6 VJETESH. ZHUL E ME ZHUL . SKE ALTERNATIVE PRANDAJ TALL KARIN TI O MASHKULL KURVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *