• |
ide | kryesore

Kryeprokurorja e Pukës i dërgon kërkesë KLP-së: Nuk mund t’i hetoj dot kushurinjtë, jam vetëm

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Rrethit të Pukës ndodhet në një situatë jashtë normales. Përveç drejtueses së organit të akuzës Elidjana Kasës, nuk ka mbetur asnjë prokuror.

Kasa i ka shprehur shqetësimin e saj përmes një letre, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Ajo ka nënvizuar se prej mungesës së organit të akuzës është e vështirë të hetohen ngjarje kriminale në vend.

Duke iu referuar urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018, ku caktohet që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, Kasa bën kërkesë plotësimin e vendeve bosh.

Drejtuesja e organit të akuzës, shprehet se e ka të vështirë të kryejë funksionin e saj edhe për shkak të lidhjeve fisnore që ka me disa qytetarë të Pukës, të cilët po ndiqen penalisht.



1 Comment

  1. Me kujton nje histori kur ferma ne Puke vendosi me mbajt nja 30 lope hollandeze. Skodat rresht, per dite binin barin nga ferma Bushatit. Nje bushatli ju thote komunistave pukjan …ma leverdi keni me na i sjell lopet ne Bushat, e hajdeni merrni qumshtin me gaz. Ca don prokuroria ne Puke. Me dy prokurora ne Shkoder ka kry puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *