• |
ide | kryesore

Ministrja e Arsimit: Do të bëjmë 4 ndryshime në ligjin e Arsimit të Lartë

Lajme, Të fundit



E pranishme në Komisionin e Mediave, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, ka treguar se do të bëhen katër ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë.

Këto ndryshime do të nisin me përfaqësimin e studentëve. Pesha e votës së tyre do të rritet nga 10-50%, si dhe përfaqësimi i tyre në senat dhe në bordet e menaxhimit. Me këto ndryshime, studentët siç shprehet ministrja do të kenë mundësi të zgjedhin përmes votës se kush duhet t’i përfaqësojë ato.

Shahini premtoi gjithashtu transparencë për fondet dhe shpenzimet në Universitete, të cilat sipas saj do të azhornohen çdo tre muaj.

“Kemi të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet të merren nga persona me një ekspertizë shumë të lartë.
Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.
Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky informacion do të azhornohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën”, tha mes të tjerash ministrja Shahini.



3 Comments

  1. ktyre u ka shku jeta vaj. a lumsi ju si jeni bere ministra, as qe e rruani karin fare. ska gje keshtu eshte politika rajonale, shkakto kaos se ne behemi kurban

  2. 1.SKENDERBEU qe te beri Ministre ishte kategorikisht kunder ndryshimit te Ligjit, disa jave me pare.
    C’fare ka ndodhur.
    2. Ca dreq arsimi ke se nuk po e marr vesh. Master per bla bla bla. Ke marre bordero vetem me bla bla bla neper OJQ. Asgje konkrete.
    Njeri pa zanat, dhe behesh Ministre.
    3. Po paragrafet per Universitetet Private, nuk duhen levizur, apo Klientelizmi na duhet.

  3. Shum e zgjuar kjo ministre e arsimit.qudi si i ka shpeto Kosoves kjo e menqur.se ska Shqipria njerz te menqur por shkon kjo idjote qe ska lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *