• |
ide | kryesore

Ndërroi jetë në burgun grek, trupi i shqiptarit sillet në Sarandë

Lajme, Të fundit



Do të prehet në atdhe trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë.

33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varresot sot në fshatin Shelegar të Sarandës.

Ndonëse ai iu nështrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

 Tusha është personi i tretë që humbi jetën javën e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarin e katërt që humb jetën në burgjet e  Greqisë në pak kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *