• |
ide | kryesore

PD denoncon dy aferat korruptive të Erion Veliajt

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike denoncon publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për dy afera korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë.

Kjo parti është shprehur se e dënon këtë politikë, të cilën e cilëson të neveritshme për shkak se synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptive të kryetarit të Bashkisë. Gjithashtu PD, shton se vendimi për të kushtëzuar praninë në Këshill Bashkiak është i pandryshueshëm, kjo për shkak të planeve korruptive të bashkisë.

Më tej, ata i referohen edhe renditjes së Shqipërisë si vendi më i korruptuar në Europë prej Transparency International, pikërisht prej vendimeve korruptive, kundër interesit publik.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive përpara se të lëshojë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Afera e parë është dhënia me koncesion tek një firmë private e mbledhjes së të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës. Ky shërbim do të paguhet ekstra nga qytetarët trk firma private që ka përzgjedhur Veliaj.

Ky është një plan i hershëm i Erion Veliajt për të zhvatur para të tjera nga xhepat e qytetarëve, plan i cili do të miratohet nesër me votat e paligjshme të Këshillit Bashkiak. ​

Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë shndërrimin e Tiranës në një qytet të pajetueshëm, ku parkimi i makinës është kthyer në nje ferr, për të cilin duhet të paguash akoma më shtrenjtë për koncesionin e Erion Veliajt.

Afera e dytë korruptive është e ngjashme me atë të Teatrit. Synon të vjedhë pronën publike për t’ia dhënë një firme private për ndërtim. Bëhet fjalë për një pronë të Bashkisë tek Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, të cilën Veliaj ia ka premtuar një prej klientëve të tij. Por ky vendim nuk është në rendin e ditës së Këshillit bashkiak nesër, sepse Erion Veliaj nuk ka 38 votat që i duhen për të bërë pazar me pronën publike.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të neveritshme që synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptivë të Erion Veliajt.

Vendimi i Partisë Demokratike është i pandryshueshëm! Këshilltarët tanë do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke mos u bërë pjesë e blerjes së votave nga Erion Veliaj për projekte që grabisin pronën publike.

Vendime të tilla korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International e renditi ketë vit Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Europës.

Vendimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të grabitur qytetarët dhe për të pasuruar me taksat tona disa klientë privatë janë arsye e mjaftueshme që organizata më e specializuar në luftën kundër korrupsionit ta rendisë Shqipërinë 8 vende më poshtë, duke na klasifikuar si vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë.

Protesta e datës 16 Shkurt është një mundësi që çdo qytetar i Tiranës të bashkohet me ne për t’i dhënë fund modelit të neveritshëm të hajdutëve Rama-Veliaj! Së bashku të vendosim për një model të ri, që nuk është në shërbim të disa klientëve privatë të kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në shërbim të qytetarëve dhe interesit më të mirë publik!



7 Comments

  1. As 500 metra katror vend ketu te rruga kosovareve dhe bashkia jep leje ndertimi per firmen ORION.
    Kushdo mund te kaloj e ta shohi se ca masakre po behet, pallat ngjitur me pallatin tjeter

  2. Ky K’ Bashkiak e shet vehten me lajkat e mashtrimet qe i ka profesion, se nga ana tjeter eshte nje nga mashtruesit me moderne te kohes se pushtetit qe te rrjep edhe breket. Nese ka qe e levdojne se gjoja punon, duhet te mendoi se punen po e bejne taksat e larta e ato te shtuarat ne menyre fiktive, qe ky mashtrues po ben parada gjoja te punes. Nese kontrolli i larte i shtetit do i bente nje verifikim te te ardhurave bashkiake nga taksat, e ato te investimeve faktike, do shihni se sa ka vjedhur ky mashtrues.

  3. Bullshit… Tani keta te opozites do bertasin per cdo gje.. e mire apo e keqe qofte.

    Per rastin e ‘ parkimeve me koncesion’ .. eshte genjeshter e paster. Asnje parking nuk do jepet me koncesjon. I gjithe problemi eshte te instalohen makinat e biletave neper parkinge. Meqe bashkia nuk i ka keto leke per te blere keto makina atehere po kerkon nje oferte per keto makina qe kushtojne rreth 5000-7000 euro me te vetmin kusht qe pagasat e tyre te behen gradualisht me sasine e biletave ( e xhiros) qe ato makina do te ndihmojne te behet. Parkingu mbetet prone e bashkise dhe leket e mbledhura nga parkinget do ti shkojne bashkise.

    Keta te PDs nese kane ndonje ‘ OLIGARK’ qe ofron cmimin me te mire per keto makina le ta paraqesin oferten dhe ta marrin kete tender.

    Ndersa per rastin e tokes tek rruga e kavajes.. ndese ndertuesi i ofron me shume se 30% te ndertimit bashkise ( tregu i sotem ne tirane ofron nga 25% -30% te ndertimit nese ke truallin) atehere pse jo ?

    Jane leshuar si hienat dhe po pergojosin cdo gje.

    Bravo Erjon . Keshtu vazhdo pa qelbesira si puna e ketyre do kete gjithmone.

      1. kush ta vodhi pronen publike ty ? Aty do te ndertohet dhe bashkia e tiranes ka vetem 2/3 e truallit ku do te behet ndertimi dhe 1/3 e kane pronaret e ligjshem. Keshtu qe bashkia dhe pronaret e ligjshem kane rene dakort me nje firme ndertimi qe te ndertohet nje godine ku bashkia do te marri 30% te ndertimit ( kur ka vetem 2/3 e tokes) . Pra ne syrin e perfitueshmerise kjo kontrate eshte me shume leverdi.
        Po ta kishe ti kete pjese toke a nuk do te ishe i kenaqur me 30% kur ke vetem 66% te tokes ??? Do shkoje ta firmosje me vrap ate kontraten.

        Une nuk shoh asgje te keqe ne kete veprim.

        1. Urime per gam-gamet e bashkise!Ke kujdes se vetem me gam,gam nuk mbrohen hajdutet,nevojiten edhe dhembe te forte!
          Qe t’a kete kujtim lali Eri kur te lere bashkine,kafshoje ne prapanice.

  4. Gam, gam, qenka zedhenesi i lali fikut, se i diterka me hollesi pronat e cmimet e tyre. Ketyre( rilindasve) nuk duhet tu themi veset, apo bemat qe bejne e kane bere, se jane te gatshem qe me hipokrizine, e mashtrimet ligjore te na duken si te denje, e te bukur. e si keta s;ka tjeter. E keqia qendron ne prapa skena e kombinime me ologarke e shtetare, sepse tashme dihet se si po na vjedh psikopati, por edhe tufa kafshore qe ai ka nga pas e ata qe mba afer. Mos u mundoni zotrinj rilindas te na shiteni si te ndershem, sepse tashme ju doli boja, e quheni faqe zinjte e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *