• |
ide | kryesore

Piatek-show, tifozët e Chelsea tallen me Higuain: “Paskemi marrë sulmuesin e gabuar”

Sport



Ardhja e Gonzalo Higuain tek Chelsea nuk është pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët e Blues. Përkundrazi. Zgjedhja e sulmuesit argjentinas, që u kërkua me ngulm nga Sarri, ka krijuar dyshime e mosbesim ndër mbështetësit e klubit anglez, që pas spektaklit të Piatek në Kupës e Italisë janë vërsulur në rrjetet sociale, duke e vënë gishtin kundër Pipita. “A mos morëm sulmuesin e gabuar?”, pyet një tifoz i Chelsea. “Piatek shënoi dy gola, Higuain refuzoi një penallti”, replikoi një tjetër.

Për Higuain, aventura në Premier fillon me probleme. Debutimi super i Piatek me fanellën kuqezi nuk ka mbetur jashtë vëmendjes në ishull e shumë tifozë të Chelsea janë rreshtuar kundër zgjedhjes së klubit për të marrë argjentinasin. Edhe tifozët e skuadrave të tjera të Premier kanë nisur të ironizojnë e kritikojnë goditjen e merkatos së londinezëve në janar. “Po tani cfarë do bëjnë? Do ofrojnë Higuain për Piatek?”, shkruan një tjetër në Twitter. “Milan bëri grabitjen e shekullit me Piatek për Higuain”, mendojnë të tjerë. “Chelsea bleu sulmuesin e gabuar”, besojnë të shumtët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *