• |
ide | kryesore

Raporti/ Koreja e Veriut nuk ka hequr dorë nga armët bërthamore

Planet



Korea e Veriut nuk ka gjasa të heqë dorë plotësisht nga armët e saj bërthamore, thotë një raport i inteligjencës amerikane, pavarësisht shpresave të administratës Trump.

Koreja e Veriut e ka të pamundur të heqë dorë nga grumbullimet e armëve dhe aftësitë e saj prodhuese, ndërsa përpiqet të negociojë hapa të pjesshëm të denuklarizimit për të marrë koncesione kyçe nga SHBA dhe ndërkombëtarët, thuhet në raport.

Armët bërthamore shihen si pikë e fortë për qëndrueshmërinë e sistemit në Korenë e Veriut.

Raporti i Vlerësimit të Kërcënimit Botëror gjithashtu thotë se Irani nuk po bën armë bërthamore, por kërcënimet kibernetike nga Kina dhe Rusia janë një shqetësim në rritje.

Të dy vendet mund të kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet 2020.

Drejtori kombëtar i inteligjencës, Dan Coats dhe shefat e tjerë të inteligjencës, e paraqitën këtë raport të martën në Senat.

 



1 Comment

  1. nga shkoni o njerez ju prolluat aq fuqi shkatrruese saqe te shkatrroni gjith sistemin djellor,vall jeni te sigur pas shkatrrimi ku do jetoni keni garanci diku qe juve jeni te paprekeshem ,baz nje ligji te sigurte krijimi ju po mendoni te keqen e tjereve ndersa tjeret te keqen tuaj,ju jua hillni tjereve dhe tjeret ju,a nuk eshte e njejte sikur ju po i prolloni per te shkatrruar veten ,po sikur te mendonit te kunderten te mendonit tu beni mire tjereve duke llene shembull dhe tjeret ju ,a nuk do ishte dobi per te gjith ne kete pjese zhvillimi te jetes ne toke ,mendimet njerzore fjalet dhe veprat e tyre nuk i perkasin natyralitetit njerzore ,ket logjik nuk e kan as krijesa me e keqe ne univers ,qe te mendoje dhe veprojne shkatrrimin e vet,duke rene ne kurthin e vet,ky eshte kulmi, nderkohe qe mundesit me mire dobi per ta zevendesuar urrejtjen me dashuri luften me paqe dhe problemet me zgjillje jane te pafundeme, per te ngjallur gjalleri dhe shprese tek njerzit,ne nuk u krijuam per tu bere armiq te njeritjetrit por ndihmes dhe plotesues ne dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *