• |
ide | kryesore

Roma dërrmohet në Kupën e Italisë: 7-1 nuk i’a bën United këtë herë, por Fiorentina…

Sport



Tupërohet Roma e Eusebio Di Francesco në cerekfinalen e Kupës së Italisë, përballë Fiorentinës, por kjo nuk e bën teknikun e verdhekuqve të japë dorëheqjen. Kryeqytetasit nuk njiheshin në këtë ndeshje, ku shifrat ishin të pamëshirshme, duke i kujtuar edhe një herë disfatën e Manchester vite më parë. Fiorentina në Franchi dominon 7-1, duke shkuar drejt gjysëmfinales, falë tregolëshit të Chiesa (7′, 18′ e 29′), Muriel (33′), Benassi (66′) e dygolëshit të Simeone në fund të ndeshjes (79′ e 89′). Kolarov shënoi golin e verdhekuqve (28′), ndërsa Dzeko u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71′.

STATISTIKAT
• Fiorentina nuk shënonte 7 gola në një ndeshjet të Kupës së Italisë nga shtatori 1969 kundër Bari.
• Kjo është vetëm hera e gjashtë në histori që Roma pëson 7 gola në të njëjtën ndeshje, e para në Kupën e Italisë (e fundit ishte kundër Bayern në 2014).
• Roma nuk kishte humbur kurrë më parë një ndeshje të Kupës së Italisë me katër ose më shumë gola diferencë.
• Fiorentina ka shënuar 7 gola me 9 goditje në portë në këtë ndeshje.
• Federico Chiesa ka marrë pjesë aktive në 8 nga 16 golat e shënuar nga Fiorentina në këtë fillim të 2019 (7 gola e një asist).
• Goli i nëntë i Kolarov me fanellën e Romës: futbollisti serb tani ka shënuar në të gjitha kompeticionet e luajtura me fanellën verdhekuqe.
• Luis Muriel ka shënuar 4 gola me katër goditjet e para në portë me fanellën e Fiorentina.
• Kishte nga 1/8 e finales 2014/15 kundër Atalantës që Fiorentina nuk shënonte 3 gola në pjesën e parë të Kupës së Italisë.
• Luis Muriel ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje në Kupën e Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *