• |
ide | kryesore

Sulmohet aktori i serialit ‘Empire’

Paparazzi, Slider



Aktori i “Empire”, Jussie Smollett, u sulmua mëngjesin e së martës dhe policia e quan një krim të nisur nga urrejtja.

Smollett u sulmua nga dy persona, të cilët po bënin thirrje me zë të lartë për urrejtje racore dhe kundër homoseksualëve. Policia e Çikagos bën me dije se ata derdhën një substancë kimike ndaj viktimës. Një nga sulmuesit gjithashtu i lidhi një litar rreth qafës, ndërsa më pas u larguan të dy nga vendi i ngjarjes.

Smollett u dërgua në spital dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *