• |
ide | kryesore

The rock, jo më pjesë e ‘Fast&Furious’

Paparazzi, Slider



Fast & Furious 9” do të nisë xhirimet pa një nga emrat më të famshëm të sagës. “The Rock” ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, duke shtuar dyshimet se “familja” e “Fast & Furious” përfundimisht është përçarë.

“Plani që në fillim ka qenë që Universi i “Fast and Furious” të rritej dhe të zgjerohej. Por unë s’jam ende gati për të nisur xhirimet e “Fast 9”. Se ç’do të ndodhë në “Fast 10” e më tej ende nuk i dihet dhe nuk mund ta parashikojmë… mund të ndodhë gjithçka”.

“Fast & Furious 9”do të sjellë një tjetër evoluim të sagës, duke e bërë edhe më ndërkombëtare atë. Dy lokacionet e para të zbuluara ku do të zhvillohen xhirimet janë Londra dhe Hawaii. Ashtu si ishte raportuar edhe më herët, xhirimet di të nisin në muajin prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *