• |
ide | kryesore

Travis Scott, gati propozimin për Kylie-n

Paparazzi, Slider



Edhe pse prej muajsh Kylie Jenner e Travis Scott e thërrasin njëri-tjetrin me përkëdheli në rrjetet sociale (burri e gruaja), ende nuk ka një propozim për martesë dhe as ndonjë lajm për ceremoni dasme.
Por, në dhjetor, reperi i rrëfeu “Rolling Stone” se ka ndërmend t’i propozojë dhe do ta bëjë në një mënyrë surprizuese. “Fire” u përdor nga 26-vjeçari për ta përshkruar propozimin për martesë që po projekton.Teoria e fundit është se Travis Scott do të gjunjëzohet para mamasë së Stormi Webster gjatë Super Bowl, që do të zhvillohet më 3 shkurt.
Artisti është një prej këngëtarëve të spektaklit në pushimin e ndeshjes, së bashku me “Maroon 5” dhe Big Boi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *