• |
ide | kryesore

Tronditet PSG, kundër United pa Neymar: dëmtimi i njëjtë, 10 javë jashtë

Sport



Dëmtimi i pësuar në 23 janar, në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Strasburg, i ka kushtuar rëndë Neymar që duhet të qendrojë jashtë fushës për 10 javë. Lajmin e ka bërë të ditur Psg me një komunikatë në faqen zyrtare të klubit: stafi i specializuar që ka vizituar brazilianin ka menduar një trajtim konservativ për të kuruar lesionin muskular, në akord me sulmuesin, që një vit më pas, duhet të ndalojë përsëri për të njëjtin problem.

Në komunikatë shkruhet edhe se “Paris Saint-Germain dëshiron ti tregojë lojtarit gjithë mbështetjen e tij, për të kaluar këtë dëmtim, me kurajë e vendosmërinë që ka treguar gjithnjë”. Neymar do të mungojë kështu 1/8 e finaleve të Champions League parashikuar në shkurt e mars në të cilën Psg do të sfidojë Manchester United: shpresa e parisienëve është ajo të rikuperojë brazilianin për 9-10 prill, kur do të luhen çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

“Si në një film me superheronj: në fillim duket sikur gjithcka shkon keq, kështu vjen fundi dhe kur dikush lufton për objektivat e tij, fiton”. Me këtë mesazh në rrjetet sociale Neymar ka dashur të tregojë gjithë forcën e tij e besimin pavarësisht dëmtimit që do ta mbajë 10 javë jashtë fushave. Braziliani ka shoqëruar mesazhin e tij të shkurtër në Instagram me një foto në të cilën tregon tatuazhet e tij të Spiderman e Batman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *