• |
ide | kryesore

U arratis pas dënimit me 2 vite burg për dhunë në familje, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



I shpallur në kërkim pas dënimit me 2 vite burg për dhunën e ushtruar në familje, arrestohet Agim Doçi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar Doçin me 2 vite burg për veprën penale: “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,  pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

“Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë  po gjatë kohës që ka qenë nën masën e sigurisë  dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhrin e  mbrojtjes dhënë nga gjykata  ish-bashkëshortes së tij”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *