• |
ide | kryesore

Vazhdonin aktivitetin e lotove sportive, 6 persona në Tiranë procedohen penalisht

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 persona të cilët akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

3 pajisje lap-top janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Janë proceduar shtetasit: I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një lap top.

B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një lap top.

L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një lap top.

Në të gjithë qarkun e Tiranës, po vijojnë kontrollet kundër aktiviteteve të lojërave të fatit.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *