• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool nuk arratiset, “bastiset” Chelsea

Sport, Video



Mbrëmje spektakolare e Premier League me cdo gjë që vetëm sipas parashikimeve nuk shkoi. Liverpool kërkonte shkëputjen, por u ndal në shtëpi, ndërsa ka shkuar më keq për Chelsea e Maurizio Sarrit i mundur e zhgënjyes.

Të kuqtë e Klopp kishin karikimin e ndalesës së Manchester City, por në Anfield Road kanë dështuar të marrin arratinë, të bllokuar në 1-1 nga Leicester. E pra u duk e thjeshtë pas golit të shpejtë të Sadio Mane, në minutën e 3, por ekuilibrin e vendosi Maguire në fundin e pjesës së parë, duke lënë barazimin, që mban me 61 pikë në krye të kampionatit skuadrën e Merseyside (5 larg Citizens).

Turpërohet keq në Bournemouth skuadra e Maurizio Sarrit, që është mundur me rezultatin 4-0. Joshua King ishte pa dyshim lojtari më i mirë i ndeshjes me dy golat e shënuar. Anën tjetër të medaljes e meriton Gonzalo Higuain që nuk la gjurmë dhe u zëvendësua nga Giroud. Pokerin e Bournemouth e kompletuan Brooks dhe Charlie Daniels në minutën e katërt shtesë.

Komplikohet renditja dhe situata për teknikun italian të Bluve dhe vetë skuadrën londineze, që barazohet me 47 pikë, në vendin e katërt, nga Arsenal, që e parakalon me diferencë golash.

Fiton me përmbysje Tottenham, që me golat e Son dhe Llorente mposht 2-1 Watford, ndërsa Sauthampton dhe Crystal Palace ndanë një 1-1 në paqe.

England – Premier League
AFC Bournemouth 4 – 0 Chelsea
Southampton 1 – 1 Crystal Palace
Liverpool 1 – 1 Leicester City
Tottenham Hotspur 2 – 1 Watford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *