• |
ide | kryesore

Zbulohen personazhet e ‘Zombieland 2’ (FOTO)

Stil



Pas konfirmimeve të para mbi kastin, “Zombieland 2” mori pjesë edhe në sfidën më të famshme të momentit #10yearchallenge, duke bashkuar yjet si Emma Stone, Jesse Eisenberg, Woody Harrelson dhe Abigail Breslin në posterin e ri të filmit, që zbulon vazhdimin e “Zombieland: Double Tap”.

“Zombieland 2” rikthen regjisorin e filmit origjinal Ruben Fleischer, pas suksesit me “Venom”. Skenari i kapitullit të dytë mban firmën e Paul Wernick dhe Rhett Reese dhe që në ekranin e madh do të sjellë aventurat e reja të zombieve, që tashmë janë shumë të evoluar dhe rezistentë ndaj apokalipsit.

Në kast do të ketë edhe prurje të reja si Rosario Dawson, Zoey Deutch dhe Evan Jogia.

“Zombieland 2” pritet të dalë në kinema gjatë muajit tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *