• |
ide | kryesore

Zhvillime të reja për avionin e zhdukur: gjenden mbetje të tij në një plazh francez

Sport



Zhvillime të reja mbi zhdukjen e avionit me në bord sulmuesin argjentinas Emiliano Sala. Sipas asaj që raportojnë investiguesit e Departamentit të Transportit britanik, mbi një plazh francez në afërsi të Surainville janë gjetur disa mbetje të avionit të përshtatshme për Piper PA-46 Malibu mbi të cilin udhëtonte futbollisti nga Nantes në Cardiff. Sapo është marrë lajmi, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet në fund të detit përgjatë kësaj zone.

I njoftuar nga autoritet investigative franceze, AAIB ka nisur procedurat për të përqendruar kërkimet në gadishullin Cotentin. Sipas detajeve, në plazhin francez janë gjetur dy ulëse që mund ti përkasin mjetit të zhdukur në 21 janar me në bord Emiliano Sala. “Nga një kontroll paraprak kemi arritur në përfundimin se me shumë mundësi jastëkët vijnë nga avioni i zhdukur”, kanë shpjeguar investigatorët britanikë.

Për shkak të kushteve meteorologjike, kërkimet përgjatë detit duhet të fillojnë në fundjavë. “Jemi të ndërgjegjshëm që në zonë po bëhet edhe një kërkim privat, e po punojmë ngushtë me personat e përfshirë për të rritur në maksimum mundësinë për të lokalizuar mbeturinat e avionit dhe për të garantuar një operacion të sigurtë”, kanë përfunduar hetuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *