• |
ide | kryesore

Basha: Rama dhe Veliaj e kanë vendin te burgu 313

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish sonte në protestën e banorëve të ‘Astirit’. Ai i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj Erion Veliajt për blerjen e votave në këshillin Bashkiak të Tiranës.

Basha tha se as kryeministri Rama dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk do ta kenë fundin askund tjetër përveçse në burgun 313.

 

“Drejtësia do të pastrohet dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për shkuar në asnjë vend tjetër përveçse në burgun 313, aty ku çuan me të padrejtë fëmijë 13 vjeçarë dhe nëna shtatzëna se mbronin pragun e shtëpive të tyre. Nuk do ti lejojmë të arratisen nga Shqipëria por do të japin përgjegjësi para drejtësisë”, tha Basha.



3 Comments

  1. Ka rradhe per ke 313 o lul,spaku po vjen 34 vendet e para I keni zene ju ishat e qeverise se saliut,pastaj vine ata te like floririt,dhe ne fund keta te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *