• |
ide | kryesore

Dështon për herë të dytë tenderi i Unazës re

Të fundit



Ka dështuar tenderi për lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Lajmi është bërë publik për mediat nga drejtoresha e ASRRSH-së Sonila Qato, e cila u tregua e rezervuar për të bërë publike shkeljet e kompanive në garë. Qato tha se të gjashta kompanitë kishin mangësi në dokumentacion.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotesojne kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent.

Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore.  Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha shkurtimisht Qato.



4 Comments

  1. Po he ku i ka PDja ata ndertuesit e vet qe te konkurojne per ate tender ??? Eshte kollaj te thuash ‘vjedhje… vjedhje’… por kur vjen puna per tu perballur me cmimin real te asaj vepre asnjeri nuk e nxjerr koken .. ( ben nje oferte te ligjshme) ..

    Kur qenka me kaq shume leverdi ky tender ( se ju pretendoni se kushton vetem 15 miljon euro i teri), pse nuk shkoni ti fitoni kollaj ato eurot ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *