• |
ide | kryesore

E quajtën anoreksike dhe të shëmtuar, reagon Celine Dion

Paparazzi, Slider



Celine Dion është përballur kohët e fundit me disa komente aspak të këndshme në profilin e saj në rrjete sociale.
“Je anoreksike”, “Je shume e shëmtuar”, “Ke nevojë për ndihmë, ke nevojë të hash”. këto janë disa nga komentet që 50-vjeçarja ka marrë kohëve të fundit në llogarinë e saj në Instagram.
Por, Celine Dion, ka menduar t’i kthejë përgjigje gjithë sulmeve të këtyre ditëve.
Kështu gjatë një interviste me Dan Wootton për ITV dhe Sun, ylli i hitit “My heart will go on”, kërkon ose ta pëlqejnë siç është, ose ta lënë rehat.

“Nëse ju pëlqen siç jam, ok. Në të kundërt , më lini rehat. Nuk marr përsipër risqe. Thjesht dua të ndihem e fortë, femërore dhe seksi. Më pëlqen vetja ashtu siç jam prandaj nuk dua të flas më për këtë. Askush nuk duhet të shqetësohet se si dukem unë. Mjafton të më shikoni dhe të mos bëni foto me mua” – është shprehur Celine Dion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *