• |
ide | kryesore

Kukësi merkato me notën 10: Valdet Rama goditja e fundit për titull

Sport



Kukësi ishte skuadra që kishte bërë merkaton më të mirë në janar, me dy blerjet: Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca. Por barazimi në Lac dhe shkëputja e Partizanit 5 pikë në krye të klasifikimit ka bërë që veri lindorët të sforcohen ekonomikisht dhe të sjellin në skuadër Valdet Ramën. Ish-numri 10 i kombëtares kompleton një merkato për notën 10 dhe sinjifikon goditjen e fundit për titull, objektivi kryesor i Bluve.

Sulmuesi me origjinë kosovare ka firmosur një kontratë 6 mujore, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër dhe bëhet menjëherë lojtari më i paguar tek Kukësi me 9 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset për objektivat e klubit. Deciziv në këtë tratativë ka qenë drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi, me të cilin lojtari ka njohje të vjetër.

Një treshe në merkato, e kombinuar me daljen e Harallamb Qaqit, i huazuar tek Kamza, që i konfirmon kuksianët si favoritët për titull, pavarësisht gap-it prej 5 pikësh me Partizanin.

Në një rreshtim klasik të Armando Cungut, Rama do të marrë krahun e majtë të sulmit, me Rrocën e Ethemin në vijë të drejtë, në mbështetje të Shkurtajt qendër e vetme, për 4-2-3-1 që tekniku shkodran e ka të preferuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *