• |
ide | kryesore

Materazzi, Chivu e Stankovic pickim Juventus: “Tripleta. Ne e bëjmë më mirë!”.

Sport



Mund të jenë në San Siro për të parë ndeshjen mes Inter e Lazio, por mendimi për të shigjetuar Juventus vjen i pari. Në tribunat e stadiumit të Milanos Marco Materazzi, Christian Chivu e Dejan Stankovic nuk kanë hezituar të postojnë një foto të treshes, ku kanë shkruar: “Tripleta! Ne interistët e bëjmë më mirë“.

Një pickim për Juventus pas eleminimit të djeshëm nga Atalanta e Gian Piero Gasperini me rezultatin 3-0. Është e qartë se treshja interiste e tripletës nuk ka humbur mundësinë për të ngacmuar bardhezinjtë, në të vetmen pikë ku mund ta bëjnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *