• |
ide | kryesore

PD kërkon 30 minuta pushim, Balla replikon: Thuajeni troç, nuk është zgjuar Luli

Lajme, Të fundit



Nis me disa replika seanca parlamentare mes PD dhe PS, pasi demokratët kërkuan 30 minuta pushim.

Alibeaj ka kërkuar pushim që opozita të zhvilliojë një mbledhje grupi për çështjen e rendit të ditës. Kreu i grupit parlamentar të PS, është kundërpërgjigjur, duke ironizuar liderin e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas tij, vonesa e Bashës është arsyeja pse PD ka kërkuar këtë pushim prej 30 minutash.

Alibeaj: Do bëjmë një mbledhje grupi 30 minuta, prandaj na duhet 30 minuta pushim e të fillojmë më vonë seancën.

Balla: Kërkesa për pushim është gjithmonë në lidhje me rendin e ditës. Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *