• |
ide | kryesore

Pushohen hetimet e prokurorisë ndaj ish-deputetit të LSI-së, Rahovica kërkon kthim mandati

Lajme, Të fundit



Pushohen hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së Gledion Rahovica prej prokurorisë së Tiranës. Sipas organit të akuzës nuk rezulton që ai të ketë falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Ish-deputeti në qarkun e Beratit ka kërkuar rikthimin e mandatit të deputetit pas vendimit të Prokurorisë që e nxori të pafajshëm, ndërsa shqyrtimi për rikthimin e mandatit pritet të merret sot në orën 12:00 nga Gjykata Administrative.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’iu heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së me kërkesë të njësisë së dekriminalizimit.

Ish-deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *