• |
ide | kryesore

The Rock tregon biznesin me ish bashkëshorten pas divorcit

Paparazzi, Slider



Aktori Dwayne Johnson, ose i njohur ndryshe si ‘The Rock’, në vitin 2007 i dha fund martesës së tij me Dany Garcia. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 10 vite nga ndarja e tyre, Dwayne dhe Dany janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Në vitin 2012 ata krijuan një kompani prodhimi së bashku dhe së fundmi të ftuar në ‘Good Morning America’ kanë treguar se çfarë do të thotë të punosh me ish-partnerin. Kur u pyetën se si e kthyen martesën e tyre të dështuar në një biznes të suksesshëm, Johnson u përgjigje: “Me terapi”. Edhe Garcia ra dakord, duke shtuar se edhe miqësia që kanë ruajtur është një tjetër faktor. Kjo lidhje mes të dyve i ka ndihmuar shumë edhe në rritjen e vajzës së tyre, 17-vjeçare, Simone Johnson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *