• |
ide | kryesore

Trafikonin heroinë, arrestohen në Durrës 4 persona

Lajme, Të fundit



Një grup trafikantësh të heroinës janë arrestuar në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale B.D., A.T, dhe N.M. Gjithashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Durrës për ndalimin e shtetasit A.R.

Pas një hetimi disa mujor, ka përfunduar me sukses operacioni i koduar “Vollga”.

Të arrestuarve iu sekuestruan 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

“Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, shkruhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *