• |
ide | kryesore

U dënua me 7 vite burg, 27-vjeçari ekstradohet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë

Lajme



Interpol Tirana dhe Interpol Athina kanë bërë të mundur ekstradimin  nga Greqia të shtetasit Leo Roçi, i cili ishte dënuar me 7 vite burg.

Shtetasi Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *