• |
ide | kryesore

Unioni Studentor Gjerman mbështet protestën e studentëve shqiptarë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Protestës së studentëve të Fakultetit Juridik në Tiranë u janë bashkuar edhe studentë gjermanë nga Hamburgu. Ata thonë për Ora News se kërkesat e studentëve shqiptarë për arsim më të mirë duhet të plotësohen.

Studenti: Kemi ardhur nga Unioni Studentor gjerman, jemi deleguar nga studentët e këtij unioni me qëndër në Hamburg të Gjermanisë. Kemi ardhur në shenjë solidariteti për të mbështetur protestën e drejtë studentore që studentët shqiptarë po vijojnë nga dhjetori. Protesta është e drejtë dhe kërkesat e tyre janë shumë të drejta dhe bazike. Ne kemi ardhur ti ndihmojmë aq sa mundemi për këtë ndodhemi dhe pranë tyre. Shpresojmë që qeveria do të japë përgjigjen e duhur në favor të kësaj proteste pasi kërkesat e tyre janë bazike dhe duhet të plotësohen.

Studentja: Jemi për të mbështetur këtë protestë. Në ditët në vijim do të vijojmë të vizitojmë Fakultete të ndryshme dhe konviktet ku studentët shqiptarë jetojnë dhe të shikojmë më nga afër kushtet e tmerrshme ku ata jetojnë. Gjatë këtyre ditëve do të takojmë studentë të ndryshëm dhe do të bëjmë një reportazh që gjithë studentët që ndodhen në Gjermani dhe më gjerë të shohin dhe të dëgjohet zëri i kësaj proteste të drejtë. Dhe në fund shpresojmë që të ketë një rezultat ashtu siç duhet të ketë.



3 Comments

  1. Edhe unioni I studenteve ne Namibi e mbeshtet revolten biles at duan te sjellin pervojen e tyre nga xhungla.

  2. hahahhahahahah sa qesharak jeni bere…. fronti popullor kinez i bashkohet frontit popullor shqiptar hahahhaa

  3. ey,

    My name is Alex end i’am a student.

    We’ve realized that most student’s often experience one of three problems:

    1. You don’t have the time to do schoolwork.

    2. You don’t like to do schoolwork.

    3. I want to pay somebody to do schoolwork but cannot find that specific service.

    Choose which applies to you and reply with the number to [email protected]

    I can send you something to help you fix your problem.

    Thanks,
    Alex

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *