• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për kryetaren e Gjykatës së Krujës

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Kolgjoka, me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

“Komisioneri Publik konstaton se procesi i hetimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë dhe, për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas nenit 59, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016.” thuhet në njoftim.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas hetimit të plotë të kriterit të kontrollit të pasurisë, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë:– Lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 ose Ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *