• |
ide | kryesore

Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

1, Arkiva, Ide



Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin.

Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë të akuzave për vjedhjen e votave me ndihmën e trafikantëve të drogës po edhe me atë, se këto “scoop-e”, tani po i zbulohen nga Zëri i Amerikës. Për t’a fashitur ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Të luante karagjozin duke u fotografuar me llapën jashtë, të vinte në dukje thuthuqërinë e Palokës, të vetëviktimizohej me plagët që kundërshtarët politikë kanë shkaktuar në dekada mbi familjen e tij dhe se fundi, të hidhte bombën tymuese, plot aludime, se Sali Berishës i është refuzuar viza amerikane.

Me të dëgjuar këtë akuzë, Sali Berisha reagoi me po të njëjtën mënyrë. Në vend që të përgjigjej me një pohim apo mohim të thjeshtë (gjë që e bëri vetëm pasi mori konfirmimin se ambasada e rrugës së Elbasanit nuk e komentonte këtë fakt) ai u lëshua çmendurisht në vizatimin e portretit të pasardhësit të tij, si një njeri që i rrëmben gratë shokëve, që ka mohuar djalin e vet, që ka akuzuar të atin për incest.

Në fakt, të gjitha këto i ka përsëritur me qindra herë që prej vitit 2000 e këtej. Por ato i duheshin këtë të enjte vetëm për dominuar aludimet për një penalizim nga Uashingtoni.
Po ti shikoje, dje, me vëmendje, ata ngjanin me dy gladiadorë që ndonëse përlesheshin, donin të ndihmonin njëri tjetrin nga i njëjti hall, fshehja e së vërtetës. Rama kërkonte me çdo kusht që debati për vjedhjen e votave me anë të trafikanëtve të drogës të zinte sa më pak hapsirë. Berisha rekej të fliste për çdo gjë tjetër, qoftë edhe për shthurjen e familjes së Ramës, por jo të jepte një prononcim të prerë për çështjen e vizës.

Më e bukura, kulmi i kulmeve, ishte se në këtë skemë u përfshi edhe Gjushi, që ishte personazhi kryesor i kapur nga përgjimet. Asgjë nuk qe e rastësishme. PS, që prej kohësh nuk i nxjerr figurat e saj pa leje në TV, që i pengon ata të ballafaqohen për tema që i kanë në dizavantazh, i kishte dhënë leje kryebashkiakut të Durrësit. Natyrisht me një mision të qartë. Që Dako të luante rolin e budallait.

Dhe po aq i rëndomtë sa fjalori i tij që nuk i kalon 200 fjalët, po aq vulgar sa kollarja që kish lidhur pas qafës, po aq banal sa vetë e keqja, Vangjushi i realizoi të gjitha pritshmëritë. Ai relativizoi gjithçka duke e shitur si vlerë prezencën në tavolinat e kriminelëve, e quajti si detyrë elektorale shoqërinë me ta dhe pohoi se nuk kërkon t’u kontrollojë miqve çertifikatën e penalitetit.

Përballë kësaj idiotësie të veshur me tipare njerzore ishte i kotë çdo lloj debati moral.

Dhe duhet pranuar që në fund të ditës prezenca mbizotëroi mbi esencën. Pyetjet themelore: pse është arkivuar nga prokuroria dosja 339/1; pse kudo në përgjime dalin banditë që vjedhin vota; pse stafetën e denoncimeve e ka marrë Zëri i Amerikës; a ka probleme Berisha në Uashington; a janë ato të lidhura me qëndrimin e tij të ashpër kundër ndryshimit të kufinjve, u sfumuan krejtësisht nga spektakli i radhës.

Po të shikoje gjatë ditës së djeshme mediat online dhe gjatë mbrëmjes emisionet politike, bindeshe edhe më tepër për këtë. Aty mbizotëronte pesha e show-t. Aty rendesën kryesore e fitoi politika që pranon të marrë fytyrën e Gjushit, vetëm që të fshehë atë të vërtetën.
Prandaj me keqardhje duhet pranuar se si Rama, si Berisha, si Dako arritën edhe njëherë të na e hedhin.

©Lapsi.al



22 Comments

    1. Bushat si gjithmone kenqesh me genjeshtrat qe rrit vete. Berisha e dha pergjigjen ne parlament. Edhe sh te qarte sapo doli nga parlamenti para se te shprehej amb amerikane dhe e dha serisht ne darke tek fevziu para se te shprehej DASH. I vetmi njeri qe sheh paqartesi Bushat je ti se ta do shpirti e zemra qe te jete ndryshe

  1. POLITIKANET PA PERJASHTIM TE HAPIN KRAHUN DHE TE DALIN NE PENSION . E DEGJENERUAN KETE VEND . REVOLUCION DHE VETEM REVOLUCION .

  2. Ne fakt Bushatit i shpeton me dashje nje tjeter diskutim i dites se djeshme: ABI Bank. Ishte shkaku kryesor qe e acaroi Ramen! Eshte kjo banke e çuditshme qe administrohet nga Linda Xhillari Rama, e cila pastron parate e Surrelsit. Megjithate Bushat, duke pare qe edhe bashkeshortja jote eshte e punesuar ne kete banke, edhe ti u perpoqe te na e hedhesh edhe njehere mospermendjen e kesaj banke!!!

  3. Rama nuk pjerdh per mashtrimet e kazanit. Krijimi I Spak I ka tmerruar politikanet qe kane grabitur pasurine dhe gjakun e shqiptareve.

      1. Or koke pordhe 12.15,thjesht po them qe Rama nuk pyet per anal istat e pavarur qe I sherbejne shqupit. Nuk eshte faji im qe Rama tall bolet me ju pavaresisht se rrogetaret e kujt jeni. A e kupto kaq or hajdarmallut magjari.

  4. Dhia plake rri akoma deputet per te mesuar kete loqe Bashe qe do have koken.Rama ka Dale me palloshin ne Dore ne foto rinia e pelqeu palloshin e tij dhe e votoi.Qe Rama eshte nje idiot dihet dhe eshte I vetmi qe e perballon rrugacit Berishes,Dako u harrua

  5. Një gjë nuk duhet ta harosh u Bushat !
    Se je edhe ti që bashkë me Ramën je marë me fëmijtë e Berishës apo “prejardhjen serbe” të gruas së tij.

    Ti e di shumë mirë se ato që deklaroi Berisha për familjen e Ramës, nuk i shpiku nga mendja e tij por janë publikime në media që i ka bërë kolegu tënd Mero Baze e ky është një fakt i njojur për gjithë shqiptarët.

    Ndryshimi midis teje e Meros është se ky ndonëse e demaskoi Ramën në publik , sot është lidhur me te , një fakt ky që mund të meret se Rama i ka pranuar si të vërteta akuzat e tij, e ti nuk ke hequr dorë nga urrejtja ndaj Berishës e PD që përmbysi partinë tënde familjare të punës.
    Sherrin me Ramën si ti edhe Rakipi ku je i pranishëm në çdo emision të tij, nuk e ke se ai është një kopje e qeverisjes alla Enver Hoxha por se me veprimet e tij korruptive po e “turpëron” socializmin e do të bëhet shkak që e majta shqiptare të mos marë më vota në kushte të zgjedhjeve të rregullta.

    1. Nuk thuhet kolegu tend, por kolegu jot/juaj.
      Permrat percaktore nuk jane te vështire.
      Jeni bo te gjithe si Eni Çobani

  6. Gallate o cfare gallate,ky eshte shteti,njeri kriminel dhe qelbesire tjetri rrugac imoral dhe I paftyre dhe presim se cdo te ndodhe?Asgje,do hame mut me gjithe studentet.

  7. Pamja e djeshme eshte se si mund te behesh poltikan,pame nje xhungel ku kafshet hane njeri tjetrin,nje maskarade dhe nje bande hajdutesh.E gjith lufta behet ne planin personal ,asgje per popullin ,asgje te moralshme edhe rrugacet edhe kriminelet e rrugeve jane me te mire.Nuk ka epitet qe i mbulon,jo studentet te hidhen ne greve por gjith populli te ngrihet asgje nuk zgjidh,sepse ai qe do te vije ne fuqi do te jete akoma me i qelbur.Era lufte dhe gjak,kjo eshte dhe era e shqiperise.Behet lufte hajdutesh,per popullin as qe e can sumen asnjeri.Opozita nuk ka shanse te fitoje sepse liderat e saje s’kane moral,nderroji kete lider dhe 100% qe opozita fiton,por dhija plake ka hallin e familjes dhe pranon me mire te humbe me zhurme dhe pret si shqarrthi qe te beje gjak.Edhe Blushi qe si nje pale breke te perdorura nga era e ndyte i tradhetoi te gjithe,prandaj edhe Rama e njihte mire kete palaco egoist dhe i pa atdhe.

  8. Nje Berishe si i persektuar ndergjegjeje kombetare eshte nderi me i madh qe mund ti behej ketij njeriu, nder qe kam pershtypjen ja bene dhe Haridinajt. E te majtet prisnin qe SHBA e jo drejtesia ta conte ne burg per korrupsion Saliun. Tani del qe Berishes nuk ja ndjen dhe i kundershton amerikanet me ndergjegje kombetare. Super ironi dhe hidhesi per te majtet.

  9. Bushat me kujton filmin”Kapedani” kur i tha nipit qe hidhesh nga nderzimi artificial i lopeve tek amerikanet ne Vietnam.Me thuaj ku eshte pare dhe degjuar qe nje Kryetar Bashkie del e thote pa pike turpi dhe pergjegjesie qe cte keqe ka te ha dreke me kriminelet, apo kryeministri ti thote deputetit “Gruas time ti hash ate qe nuk thuhet”. E kupton se ku jeton ti dhe nje pjese e mire e qorrave Mavi.Ju perdite helmoni opinionin publik me keto lloj hartimesh ordinere qe vetem artikuj gazeta apo portali nuk mund te quhen.

  10. Analiza e Bushatit per mendimin tim eshte mjaft e sakte. Dje u be cdo gje qe te harrohej tema kryesore e dites qe ne rhelb eshte se kemi nje qeveri de jure si Ministri i jashtem, por qe de facto eshte nje qeveri qe mazhorancen e ka marre me vota te blera ose nen presion. Nuk e di e nuk mund ta them sa e qellimshme ishte pyetja e Berishes per gruan e Rames, por jam i sigurt per dy gjera; Se pari reagimi i KM ishte i qellimshem, se dyti duartrokitjet qe mori jane simbol i nenshtrimit ndaj kryetarit, pra kemi nje parlament te mbushur me njerez qe kane mungese te theksuar dinjiteti dhe personaliteti. Vete dalja e KM ne fb ne orarin qe po diskutohej per “kazanin amerikan” dhe per deformimin e zgjedhjeve nderkohe qe tek TCH, kryetari i Durresit ia kepuste mufkave te njepasnjeshme e forcon bindjen se cdo gje ishte e stisur. Telefonata e Berishes tek Opinion le per te dyshuar, por Berisha si person inteligjent nuk nderhyri edhe tek TCH. Gjithsesi, KM per te disaten here, per te larguar vemendjen nga dicka qe i djeg shume, ne vend qe te mundohet qe ta kaloje me nje veprim pozitiv, mundohet ta mbuloje me ndonje skandal thashethemesh. Ne kete aspekt nuk mbetet vetem t’i jepet te drejte, pasi njerezit nuk merren me thelbesoren dhe me interesin publik, por merren me cfare the njeri apo tjetri. Ne konkluzion do i kerkoja atyre qe paguhen me taksat tona per te shkruajtur neper portale qe te mos behen kaq banale se nuk ia vlen

  11. I paepuri dhe i paanshmi (me ideologji te majte) bushat, me vjen keq qe ta paskan fut dje edhe berisha edhe rama edhe dako, un per vete jam shum i qarte nga te tre. Berisha deri me sot eshte njesh dhe ska tjeter. Rama ka lene shahun dhe ka filluar pokerin duke luajtur bllofin per mesazhe e viza pertej oqeanit por harron se bixhozi te merr me qafe, kurse gjushi e thote troc se me kriminele e lidh puna e jo krushqia.

  12. Me mire te Benin duel ,Rama me palloshin perjashta dhe Berisha me spate ne dore.Por Shqiperia si antare e vendeve Islamike nuke lejon duelin,por rrahjen.Berisha si nenshkrues i Islamit (nuk e di a eshte bere synet) do perleshet me Ramen ( nuk eshte bere synet).Uroj qe te perfundoje barazim me nje top hallve.

  13. Gjushi është fytyra pise e qeverrisë më të korruptuar, më mafioze, më të fëlliqur që ka njohur ky komb, duke tejkaluar edhe kohën e Dullës apo Të Qoftëlargut, siç e quajmë nganjëherë. Modeli i gjushit, rroshit, frrokërve e shykrive është etaloni i zyrtarit të rilindjes si ripjerdhje. Le të kendojmë me oj-oj, këngën: …”me që për asgjë i zoti nuk je, mbamë në kurriz se mirë e ke…”, kompozuar me plagjiaturë nga Hyqymeti ynë , që mos qoftë asnjë dekik!

  14. Nese doni qe Rama te shfazohet krejt,te nxjerre veten ne driten e diellit siç eshte realisht, ne çdo kontakt me te, pyeteni se : Çfarê lidhje ka me Turqine,edhe kristian(hahahahah)??!?!?!?!?E dyta,Abi Bank,qe ti Bushat nuk e thua se cili ishte shkaku qe Rama iku fare,fare,tyrlululululu !!!I djeg,e kane zene Amerikanet dhe ky e ka kuptuar,përgjimet e tij qe jane tmerrsisht te gjata,shume e shume te tilla,me banda,me kriminele,me kurva,me fjalor erotik,me sharje,fyerje,kercenime dhe plot e plot te tilla,e ka ne natyre nje gje te tille,eshte nje perbindesh,qe do kete fatin e mikut te tij ,Klosi(fatkeqit) !!!!Do më kerkoni dhe do me pyesni se si e dije ?!Te tille jane keto tmerrtar !!!Do ndodhe shume shpejt……,do ike,me te njejten menyre,ose me keq se ajo !E ato qe do çlirohen me shume e do ti luten zotit ti fale shpirtrat e tyre mekatare do jene te paret,ata qe mban afer vetes qe i ka zhytur ne krim,hajduteri,rrugaçeri,perversitet e degjenerim total !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *