• |
ide | kryesore

Çështja Mayorga-Cristiano Ronaldo, flet hakeri i Football Leaks: “Jam kontaktuar nga SHBA për hetimet”

Sport



Me byzylyk elektronik në këmbë, me “frikën se do të vdesë” ishte ekstraduar në Portugali. Hakeri i arrestuar në Hungari javën e kaluar, superspiuni i Football Leaks për vite i thirrur vetëm “John”, ka folur më në fund pa mistere. Rui Pinto, si ka emrin e vërtetë, ka dhënë një intervistë për Der Spiegel, një nga gazetat që ka publikuar skandalin që tronditi botën në vitet e fundit, në bazën e rreth 70 milionë dokumentesh të hakeruar. Football Leaks ka nxjerrë në dritë edhe cështjen Mayorga, duke trazuar jetën e Cristiano Ronaldo pas 9 vjetësh. E në këtë histori hetimesh një rol mund të ketë edhe Rui. “E di mirë se ka një hetim për përdhunim, por nuk dua ta komentoj. Konfirmoj, se jam kontaktuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Assange i futbollit. Hetuesit e Las Vegas i janë drejtuar atij për prova të reja mbi përdhunimin e pretenduar.

Pinto e përcakton veten thjesht si një “ëhistlebloëer”, term anglez që nuk ka një përkthim në shqip: tregon atë që punon brenda një agjensie private apo publike, është dëshmitar i një sjellje të parregullt e vendos tia tregojë medias apo gjykatës. Në intervistë Rui ka treguar aspekte të aktivitetit të tij, por në fund ka saktësuar: “Mafia e futbollit është kudo”. Por në disa momente u kthye të flasë për CR7. Sidomos në fillim të hakerimit të tij, Pinto ka marrë në zotërim një numër gjigant të dokumentave për Cristiano. “Para së gjithash Ronaldo është lojtari im i preferuar. E konsideroj lojtarin më të kompletuar të historisë. Por sjellja e tij jashtë fushës duhet gjykuar në mënyrë krejt tjetër, në termat e të drejtave penale. Për këtë qëllim Football Leaks ka qenë i nevojshëm”, përfundoi Pinto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *